Lajme
Një veturë e godet bllokadën e bujqve francezë në rrugë, një i vdekur e dy të lënduar
Demokracia
09:15 | 23 Janar 2024

Share:

Një grua vdiq të martën në mëngjes, pasi një veturë goditi një bllokadë të vendosur nga bujqit në jug të Francës gjatë protestave gjithëkombëtare, tha një zëdhënës i policisë franceze.

“Një veturë u fut në bllokadën e bujqve në rrugë. Ajo goditi tre persona. Një grua vdiq dhe dy persona të tjerë u lënduan seriozisht. Tre personat në veturë janë arrestuar”- tha zëdhënësi i policisë.

Ai shtoi se nuk mund të jepte menjëherë më shumë hollësi për mënyrën se si vetura e goditi bllokadën në rajonin Ariege, raporton agjencia“Reuters”.

Bujqit në Francë po protestojnë për shkak të çmimeve të larta, taksave dhe legjislacionit për politika të gjelbra – shqetësime që i ndajnë edhe bujqit në mbarë Evropën.

Të ngjashme