Lajme
Një vdekur dhe 606 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Demokracia
19:29 | 23 Gusht 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 606 qytetarë janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 1.732 testime të kryera.

Gjatë kësaj periudhe kohore ka humbur jetën një 79-vjeçar nga Tirana, ndërsa janë shëruar 524 persona.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 185. Janë 3.664 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 325.641 raste pozitive, prej tyre 318.400 janë shëruar, 3.664 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.577 pacientë.

Të ngjashme