Lajme
Një vajzë dyshohet se theri me thikë një 15-vjeçar në sheshin e Obiliqit
Demokracia
14:38 | 30 Maj 2022

Share:

Një vajzë dyshohet e ka therur me një mjet të mprehtë një 15-vjeçari në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq.

Rastin për Demorkacia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën  për lëndimin që ka marre një i mitur i moshës rreth 15 vjeç. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur ne sheshin “Adem Preniqi” ne Obiliq. Viktima dyshohet te jete lënduar nga një mjet i mprehte  dhe të njëjtit i është ofruar  ndihma mjekësorë.”, tha Borovci.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë qe ka identifikuar të dyshuarën, po vazhdon trajtimin e rastit ne koordinim me prokurorin për të mitur./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024