Sport
Një tregim që na lë pa tekst: Ai luan në një klub të madh, fiton miliona por vesh rroba të përdorura
Demokracia
11:27 | 19 Prill 2022

Share:

Historia e futbollistit të famshëm spanjoll, Hector Belerin, ka pushtuar planetin.

Belerin (27) është shumë i ndryshëm nga kolegët e tij. Spanjolli nuk vesh rroba të shtrenjta të markës, si shumica e futbollistëve, por vishet në dyqane “second hand” – vesh rroba të përdorura!, tranmseton Demokracia.com.

Futbollisti i Arsenalit, i cili aktualisht luan në formë huazimi te Betis, fiton rreth 3.5 milionë euro në vit, por nuk ka ndërmend t’i japë paratë e tij për lecka të shtrenjta. Ai krijon stilin e tij.

“Unë kam përfaqësuar gjithmonë kulturën e hip-hop-it. I kam thënë mamasë sime, e cila ka blerë rroba kur isha i vogë të më blejë rroba të gjera. Tani kam krijuar stilin tim, vesh vetëm rroba të dorës së dytë”, tha së fundmi futbollisti. /Demokracia.com

Të ngjashme