Lifestyle
Një trajtim i ri në formë spraji është efektiv në trajtimin e të gjitha varianteve të COVID-19
Demokracia
17:30 | 31 Mars 2022

Share:

Një trajtim i ri në formën e sprajit të hundëve së shpejti mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër Covid-19 pasi u zbulua se ishte efektiv në një eksperiment tek minjtë, përfshirë të gjithë varianteve shqetësuese.

Spraji, i zhvilluar nga shkencëtarët, nga Universiteti i Kolumbisë Britanike (UBC) në Kanada, u zbulua se ishte shumë efektiv në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Studiuesit thanë se përbërja N-0385 në trajtim mund të jetë gjithashtu efektive në bllokimin e infeksioneve Omicron, pasi u testua në indet e mushkërive të njeriut të rritur në laborator. Kështu, gjetjet mund të ndihmojnë që të krijohet një e tillë shumë shpejt për njerëzit.

“Ky është trajtimi i pari i këtij lloji. Një avantazh është se funksionon në fillim të infeksionit, edhe pasi dikush tashmë është prekur nga virusi”, tha në një deklaratë bashkautori i studimit Hector Aguilar-Carreno pedagog në Universitetin Cornell.

Përbërja, sipas shkencëtarëve, funksionon duke bllokuar aktivitetin e një enzime të veçantë njerëzore të përdorur nga virusi për të infektuar një qelizë pritëse.
Meqenëse kjo enzimë është e pranishme në qelizat e hundës, ku virusi tenton të hyjë, shkencëtarët thanë se marrja e një spraji hundësh mund të jetë mënyra më praktike dhe më mirë për të trajtuar gjendjen.

Kur studiuesit testuan përbërjen në katër variante Covid-19, duke përfshirë Delta, në qelizat e mushkërive të njeriut dhe në organet e rritura në laborator, si dhe në kulturat e indeve, ata zbuluan se ai pengon infeksionin “pa dëshmi toksiciteti”, shkraun Gazeta Si.

Kjo metodë pasi të provohet se është efektive tek njerëzit, mund të përdoret në kombinim me ilaçet tashmë të disponueshme që pengojnë riprodhimin e virusit, për të siguruar një mbrojtje më të fortë kundër varianteve shqetësuese sipas studiuesve.

Shkencëtarët raportuan gjithashtu se N-0385 jo vetëm që ndihmoi në parandalimin e Covid-19 tek minjtë por ndihmoi edhe në një trajtim efektive 2 orë pas infektimit.

Të ngjashme