Lajme
Një tjetër zjarr në Rusi: Një fabrikë që prodhon goma për pajisje ushtarake ka rënë në flakë
Demokracia
18:48 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Një zjarr i madh shpërtheu në një fabrikë gomash në qytetin rus të Barnaul, i cili u lokalizua pasi mbuloi një sipërfaqe prej një mijë metrash katrorë, sipas mediave ruse. Pamjet e zjarrit po përhapen në rrjetet sociale.

Zjarri ka rënë në Altai, një fabrikë që prodhon goma për aeroplanë dhe pajisje ushtarake. Ai u lokalizua pas pesë orësh shuarje me zjarrin.

Në fikje e zjarrit kanë marrë pjesë 110 zjarrfikës me 33 automjete, ndërsa shuarjen e kanë vështirësuar temperaturat e ulëta dhe tymi i madh.

Tre persona u shpëtuan nga fabrika ndërsa nuk ka të dhëna për viktima.

Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa prokuroria vendase ka nisur hetimet.

Ndryshe, një zjarr i madh u shkaktua në një qendër tregtare në Moskë, ku të paktën një person ka vdekur.

Të ngjashme