Sport
Një tjetër superlajm, Distria Krasniqi xhudistja më e mirë në botë
Demokracia
20:20 | 18 Dhjetor 2021

Share:

Pas Driton Kukës që u shpall trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos, ka qenë Distria Krasniqi që ka marrë një epitet të madh, shkruan Demokracia.com.

Krasniqi është shpallur xhudistja më e mirë në botë pasi është votuar më së shumti në një votim online të hapur nga IJF-ja.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos është duke e mbajtur ceremoninë në të cilën po shpallen më të mirët e vitit. Distria gjatë këtij viti pos medaljes së artë olimpike TOKIO 2020, ka fituar edhe titullin evropian. Ishte e para edhe në Masters. Është e para në ranglistën botërore në kategorinë deri 48 kilogramë. Ajo kishte shkëlqyer në Lojërat Olimpike të Tokios. Tani zyrtarisht është xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.

Xhudoja edhe njëherë doli të jetë sporti që e bënë gjithë Kosovën krenare. /Demokracia.com.

 

Të ngjashme