Sport
Një tjetër sanksion për rusët: Formula 1 nuk do të vozitet më në Rusi
Demokracia
14:00 | 03 Mars 2022

Share:

Rusia ka marrë një tjetër goditje në fushën e sportit, pasi u eliminua nga shumica e sporteve, radha wshtw e Formulës 1, e cila vendosi t’i japë fund bashkëpunimit me pistën në Soçi, në mënyrë që kjo garë të mos jetë më pjesë e më të shpejtave në botë.

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës po merr hov çdo ditë kur bëhet fjalë për shtetin e parë, pasi u përjashtua nga futbolli, basketbolli, volejbolli, hendbolli.

Pilotët nga Rusia dhe Bjellorusia nuk janë suspenduar, vetëm u është hequr e drejta e përdorimit të flamurit dhe himnit të vendit të tyre, ndaj do të performojnë nën flamurin e FIA-s.

Megjithatë, nga ana tjetër, formula hodhi poshtë edhe mundësinë më të vogël të zhvillimit të garës në një nga këto dy vende.

Gjithashtu, më herët gjatë ditës, paraolimpistët u përjashtuan nga Lojërat Paralimpike Dimërore./Demokracia.com/

Të ngjashme