Sport
Një tjetër rekord për të pakapshmin Ronaldo, portugezi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve
Demokracia
22:08 | 12 Mars 2022

Share:

Cristiano Ronaldo sot i ka dhënë me tre golat e tij suksesin Manchester Unitedit ndaj Totenhemit në fitoren 3:2, por njëkohësisht ka shkruar edhe emrin e tij në historinë e futbollit botëror me germa të arta.

Portugezi, i ka shtuar një tjetër rekord listës së tij sot, pasi ka arritur kuotën e 807 golave në futbollin profesionist. Një shifër që e bën atë zyrtarisht sipas FIFA-s, golashënuesin më të mirë në historinë e e futbollit.

Çeku Josef Bichan mbante rekordin e mëparshëm me 805 gola dhe Ronaldo e barazoi që me golin e tij të parë të shënuar sot. Pastaj, dy golat e tjerë i dhanë mundësinë atij që të përmirësonte dhe të vendoste rekordin e ri botëror.

Edhe pse Federata Çeke e Futbollit pretendon se Bichan është ndalur në kuotën e 821 golave, FIFA njihte shifrën 805 e kështu, zyrtarisht nga sot është Ronaldo mbajtësi i ri i rekordit botëror. /Demokracia.com

Të ngjashme