Sport
Një tjetër punëtor vdes në Katar gjatë fazës së grupeve, reagon FIFA
Demokracia
09:14 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) shprehu “keqardhjen e thellë” pas lajmit se një punëtor, një emigrant, i cili ishte i punësuar në një nga lokacionet e Kupës së Botës, ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për një filipinas, i cili u vra teksa punonte në resortin e përdorur nga kombëtarja e Arabisë Saudite, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Nga kampi i Organizatës Botërore të Futbollit, u tha se janë njoftuar për ngjarjen tragjike të ndodhur, për të cilën megjithatë nuk ka detaje të tjera përveç faktit që ka ndodhur. FIFA tha se është në kontakt me autoritetet lokale nga të cilët do të përpiqet të mësojë më shumë se si ndodhi vdekja e punëtorit.

“FIFA shpreh keqardhje të thellë për këtë tragjedi dhe mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen e punëtorit”, tha Federata Botërore e Futbollit.

“Do të jemi në gjendje të komentojmë këtë rast vetëm kur të ketë përfunduar i gjithë procesi lidhur me vdekjen e punëtorit”, thuhet në mesazhin e FIFA-s.

Kjo është vdekja e parë e punëtorëve në Katar gjatë Kupës së Botës, por një numër i madh i tyre, sipas disa raporteve deri në 6,500, kanë vdekur në 10 vitet e mëparshme gjatë ndërtimit të të gjithë infrastrukturës për Kupën e Botës.

Për shkak të trajtimit të punëtorëve, kryesisht emigrantëve, Katari prej kohësh është nën sulmin e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, por për FIFA-n kjo nuk ishte pengesë që ky vend të përgatiste dhe organizonte eventin më të madh sportiv në planet siç ishte planifikuar./Demokracia.com/

Të ngjashme