Sot në kishën Shën Abrahami në Llapushnik të Drenasit, një tjetër qytetar ka vendosur ta ndërrojë fenë e tij.
Ai është konvertuar në fenë katolike.
Njoftimi është bërë nga Kisha e Llapushnikut nëpërmjet rrjetit social Facebook.
“Llapushnik, më 30 tetor 2023. Edhe një Pagëzim. Hire dhe Bekime! Don Pali, në mungesë të famullitarit tonë, don Franit, ndau sakramentet e Pagëzimit dhe Krezmimit!”, thuhet në njoftimin e tyre.