Sport
Një tjetër largim i madh nga FC Prishtina, mesfushori përshëndetet me skuadrën
Demokracia
22:55 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Prishtina ka vazhduar spastrimin në skuadër.

Pas largimit të Besart Berishës, Kristi Vangjelit e Sabian Lilajt, sot në tjetër futbollist ka konfirmuar largimin nga kampi bardhekaltër, shkruan Demokracia.com.

Është fjala për mesfushorin Florent Avdyli, i cili këtë edicion erdhi me shumë bujë te Prishtina por  pa i përmbushur pritshmëritë dhe kjo ka bërë që  futbollisti të kërkojë largimin.

Ka qenë vet Avdyli që ka njoftuar për largimin nga ekipi bardhekaltër.

“Ju njoftoi se nga sot nuk jam më pjesë e KF Prishtina. Falënderoj KF Prishtinën që e respektoi dëshirën time për t’u larguar dhe arritëm marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit. E falënderoj kryesin, bashkëlojtarët dhe tifozët “Plisat” për mbështeje duke i dëshiruar shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Avdyli në “Instagram”. /Demokracia.com

Të ngjashme