Sport
Një tjetër goditje për Real Madridin, Zidane humb lojtarin kryesor
Demokracia
19:28 | 19 Shkurt 2021

Share:

Telashet për Real Madridin dhe Zinedine Zidane nuk kanë të ndalur, transmeton Demokracia.com.

Pas Sergio Ramosit, Dani Carvajal dhe Eden Hazardit, Reali merr një tjetër lajm të keq për sa i përket dëmtimeve.

Sulmuesi francez, Karim Benzema ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë dhe për këtë arsye nuk është i gatshëm për ndeshjen e Realit në fundjavë ndaj Valladollidit.

Sulmuesi nuk dihet ende nëse do të jetë gati për ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve ndaj Atalantës, teksa në ditët e ardhshme do të kryejë analiza të tjera, për të parë si  po shkon rikuperimi. /Demokracia.com

Të ngjashme