Sport
Një tjetër futbollist largohet nga grumbullimi i Kosovës
Demokracia
12:25 | 24 Mars 2021

Share:

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i Dardanëve, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit.

“Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar me sanimin e lëndimit.

Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Të kujtojmë se dje nga ekipi i Kosovës është larguar edhe Arjanet Muriç por ky për shkak të problemeve disiplinore. /Demokracia.com

Të ngjashme