ShowBiz
Një tjetër familjar kundër Georgina-s “Ajo na ka mohuar dhe ndihet e turpëruar prej nesh”
Demokracia
14:33 | 18 Maj 2022

Share:

“I am Georgina”, dokumentari që tregon të gjitha prapaskenat e jetës prej Hirusheje të Georgina Rodriguez, partneres së Cristiano Ronaldo, ka thyer rekorde shikueshmërie që në javët e para të publikimit. Ish-shitësja e “Gucci-t” në Madrid ia doli që jo vetëm të bëjë për vete yllin portugez, por të ketë vëmendjen e medieve në çdo dalje publike.

Së fundmi, ajo po shijon mëmësinë me kohë të plotë dhe po përpiqet të marrë veten pas humbjes së djalit të saj, mirëpo duket se thashathemet e fundit mund ta trazojnë nënën e re.

Xhaxhai i saj, Jesus Hernandez, ka thënë se Georgina nuk do t’ia dijë më për ta, edhe pse ai e ka ushqyer atë dhe është kujdesur për të në kohën kur babai i saj u burgos.

“Ajo mund të ndihet e turpëruar dhe të mendojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon” – u shpreh ai. Jo vetëm kaq, por xhaxhai tha se ai i ka paguar edhe faturat e saj.

Të ngjashme