Sport
Një tigër në fushën e stadiumit të Barcelonës – si e paralajmëruan ardhjen e ‘Tigrinho’ gjiganti katalanas
Demokracia
21:32 | 27 Dhjetor 2023

Share:

Braziliani i ri, Vitor Roque, ka mbërritur sot në Barcelonë, me të cilët ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2031.

Klauzola e blerjes së brazilianit super të talentuar do të jetë 500 milionë euro.

Ndërkohë, Barcelona ka postuar një video në rrjetet sociale të një tigri duke ecur nëpër stadiumin Montjuic, duke nënvizuar mbërritjen e tij.

Ata donin ta prezantonin para tifozëve me pseudonimin e lojtarit që nënshkroi një kontratë me gjigantët katalanas mëngjesin e sotëm.

Gjegjësisht, pseudonimi i Vitor Roque është ‘Tigrinho’ dhe nga fillimi i vitit të ri zyrtarisht do të jetë në dispozicion të Xavi Hernandez.

18-vjeçari shënoi 21 gola dhe shtoi tetë asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat për Athletico Paranaense dhe Barcelona e pagoi 40 milionë euro.

Ai arriti të debutojë për ekipin A të Brazilit, por nuk arriti të hyjë në listën e golashënuesve.

Të ngjashme