Sport
Një tifoz tentoi t’i jepte fanellën e Ronaldos, ky ishte reagimi nga Messi
Demokracia
22:06 | 29 Tetor 2023

Share:

Lionel Messi bëri një reagim interesant kur një tifoz i ri u përpoq t’i jepte një fanellë të Cristiano Ronaldos.

Messi dhe Ronaldo kanë ndarë skenën botërore për më shumë se 15 vjet, duke fituar gjithsej 12 çmime “Topi të Artë” – shtatë i mori argjentinasi, e pesë tjera portugezi.

Është një rivalitet me rrënjë në Spanjë, kur dyshja luanin përkatësisht për Barcelonën dhe Real Madridin.

Tani, të dy futbollistët luajnë jashtë Evropës. Messi është pjesë e Inter Miamit, kurse Ronaldo pjesë e Al-Nassr.

Por, pavarësisht se luajnë në kontinente të ndryshme, tifozët vazhdojnë të debatojnë se kush është më i mirë. Së fundmi, një tifoz i reprezentuesit të Portugalisë, shfaqi fanellën e Ronaldos në fytyrën e Messit, duke shkaktuar një reagim të çuditshëm nga 36-vjeçari, shkruan “SportBible”.

Messi u shfaq i shokuar kur pa fanellën e Ronaldos, përpara se të ngulte sytë në tifozin e ri që e mbante atë.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024