Sport
Një tifoz plagos me armë zjarri trajnerin, lojtarët ikin me vrap nga fusha
Demokracia
11:02 | 01 Nëntor 2021

Share:

Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar në një ndeshje të rangut të ulët të futbollit argjentinas.

Një tifoz ka hyrë në fushë dhe ka plagosur me armë zjarri trajnerin e Ferro de General Picos gjatë ndeshjes me Huracanin, përcjell Demokracia.com.

Raportohet se trajneri u plagos në shpatull, ndërsa lojtarët që ishin në fushë vrapuan me shpejtësi për t’u larguar.


Ndeshja në Ligën Federale A u pezullua në fund të pjesës së dytë me Huracanin që po udhëheqte 3-1.

Trazirat mes dy tifozerive vazhduan edhe pas kësaj situate. /Demokracia.com

Të ngjashme