Auto&Tech
Një tifoz anglez po mbledh para për tifozen e Gjermanisë që u bë objekt i talljes në internet
Demokracia
21:01 | 02 Korrik 2021

Share:

Një tifoz i futbollit nga Uellsi po mbledh para për një vajzë të re gjermane e cila u abuzua në internet, për të “treguar se jo të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar janë të tmerrshme”.

Komentet u bënë nga tifozët e Anglisë në mediat sociale kur vajza e vogël u fotografua duke qarë në turmë pasi Anglia mundi Gjermaninë në Euro 2020.

Ish lojtari i Anglisë, Gary Lineker shkroi në Twitter: “Absolutisht e neveritshme. Ksenofobia e sëmurë”.

Joel Hughes deri më tani ka mbledhur më shumë se 8 mijë euro për t’ia dhuruar vajzës.

Hughes, nga Caerleon, Newport, tha se ai do të donte të kontaktonte me familjen e vajzës në lidhje me mbledhjen e fondeve në internet.

Nëse familja e vajzës nuk gjendet, ose nuk dëshiron të përfshihet, ai tha se do t’i dhuronte të ardhurat për një “kauzë që është në përputhje me frymën e fushatës”. /Demokracia.com/

Të ngjashme