Lajme
​Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter goditi Vanuatu
Demokracia
15:57 | 08 Janar 2023

Share:

Një tërmet me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter goditi një zonë 40 kilometra në perëndim të qytetit Port-Orly, në shtetin ishullor Vanuatu në Oqeanin Paqësor, njoftoi sot Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

“Valët e cunamit që arrijnë 0.3 deri në një metër mbi baticën e lartë janë të mundshme për pjesë të bregdetit të Vanuatu,” tha në një deklaratë Qendra e Paralajmërimit të Cunamit.

Të ngjashme