Rreth një orë më parë një automjet (taksi) ka goditur një këmbësor në Prishtinë.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se pas goditjes, këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.
‘’Sot në ora 09:00, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti (taksi), dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor’’, deklaroi Ahmeti.
Sipas Ahmetit, hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./Demokracia.com/