Shtetasit kosovar Erblin Rrustemaj (30), i dyshuar për plagosjen e policit të Ulqinit, Miradin Paljeviq, prokurori i ka caktuar masën e ndalimit prej 72 orësh, afati i të cilit skadon mëngjesin e së mërkurës, mëson Vijesti, transmeton Demokracia.com.
Sipas të njëjtave informacione, prokurori themelor i shtetit, Faruk Resulbegoviq, ka nxjerrë vendimin për paraburgim.
Rrustemaj dyshohet se natën e së shtunës dhe të dielës, rreth orës 02:40, para lokalit “H20”, në në Rrugën e Plazhit të Vogël ka plagosur Paljeviqin.
Ai, siç dyshohet, e ka goditur me thikë në kofshën e këmbës së djathtë me një mjet të përshtatshëm për këtë.
“Me të cilën ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor”, shkruhet në raportin e policisë.
I dyshuari është arratisur pasi ka plagosur një polic jashtë detyrës, por është gjetur dhe arrestuar shpejt.
Lajmi mësohet se Resulbegoviq, duke e shpjeguar vendimin e tij, ka shkruar pikërisht atë në vendim – se Rrustemaj ka ikur pas kryerjes së krimit, dhe se policia e ka gjetur dhe e ka arrestuar disa orë më vonë. /Demokracia.com/