Kuriozitete
Një shtet po kërkon punëtorë, i lehtëson rregullat për viza pune
Demokracia
15:46 | 21 Gusht 2022

Share:

Zelanda e Re do të bëjë ndryshime të përkohshme në rregullat e saj për marrjen e vizave të punës, në kërkim të mijëra punëtorëve shtesë për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore, tha të dielën Ministri i Emigracionit, Michael Wood.

Wood tha se qeveria po synonte të dyfishonte përkohësisht numrat sipas skemës së vizave të punës.

Skema e vizave i lejon njerëzit të hyjnë dhe të punojnë në Zelandë të Re për një periudhë deri në 12 muaj.

Duke hapur më shumë vende për viza pune, Zelanda e Re pret 12,000 punëtorë shtesë gjatë vitit.

Michael Wood tha se do të ketë lehtësim të rregullave për imigrantët e aftë në sektorë kyç si kujdesi për të moshuarit, ndërtimi, infrastruktura, përpunimi i mishit, ushqimet e detit dhe turizmi.

Shkalla e papunësisë në Zelandën e Re mbetet në nivelet më të ulëta rekord, me rreth 3.3 për qind në tremujorin e dytë, nga prilli në qershor.

Pagat e sektorit privat u rritën në të njëjtën kohë në 3.4 për qind, rritja më e shpejtë në 14 vjet, raporton DW.

Të ngjashme