Lajme
Një shqiptaro-kosovar amerikan bëhet ambasador i SHBA-së në Poloni
Demokracia
19:45 | 21 Janar 2021

Share:

Një shqiptaro-kosovar, është bërë ambasador i SHBA-së në Poloni, shkruan Demokracia.com

Ai është Bix Aliu, i cili do ta zëvendësojë Georgette Mosbacher, që ishte e emëruar nga ish-Presidenti amerikan, Donald Trump.

Ambasada e SHBA-së në Poloni thotë se është e kënaqur që Aliu është ngarkuar me këtë punë në Ambasadën e tyre.

“Ne jemi të kënaqur të prezantojmë Bix Aliu, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën tonë, i cili pas largimit të Ambasadorit Georgette Mosbacher përfaqëson zyrtarisht misionin e SHBA në Poloni , deri në emërimin dhe ardhjen e një Ambasadori të ri”, ka shkruar Ambasada amerikane në Varshavë./Demokracia

 

https://www.facebook.com/USEmbassyWarsaw/videos/1850829708407575

 

 

 

Të ngjashme