Lajme
Një shqiptar plagoset nga policia greke gjatë operacionit antidrogë
Demokracia
12:57 | 27 Shtator 2022

Share:

Policia greke ka plagosur një 30-vjeçar, shqiptar, gjatë një operacioni antidrogë, pasi ai qëlloi me kaçavidë oficeren e policisë.

Shqiptari dhe oficerja në fjalw mbetën të plagosur gjatë bastisjes së një kampusi të përshtatur për trafik droge në Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës.

Shqiptari mësohet se ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe grabitje, shkruan Oranews, transmeton Klankosova.tv.

Gjersa operacioni po zhvillohej, oficerja nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me veturën e saj. Teksa po shkonte drejt saj, ajo u sulmua me kaçavidë nga 30-vjeçari shqiptar.

Sipas informacioneve nga burime policore greke, deri më tani janë arrestuar gjithsej nëntë persona.

Të ngjashme