Lifestyle
Një shkaktar i pazakontë që shkakton dhimbje koke
Demokracia
14:09 | 19 Janar 2021

Share:

Dhimbja e kokës është dhimbje e cila shumicën e rasteve vjen si pasojë e migrenës.

Sipas një studimi nga Universiteti i Cincinnati, një stuhi e shoqëruar nga bubullima, rrit rrezikun e dhimbjeve të kokës për 31 përqind (mjafton që rrufeja të godasë edhe 40 km larg një personi për të shkaktuar pasoja të tilla).

Studiuesit arritën në përfundimin se rrufeja ka një efekt në dhimbje koke pavarësisht nga katastrofat e tjera të motit.

Arsyeja e saktë nuk është e qartë, por shkencëtarët supozojnë se valët elektromagnetike të lëshuara nga rrufeja mund të jenë shkas i dhimbjeve.

Rrufeja gjithashtu rrit vëllimin e ozonit në ajër dhe ai transmeton më lehtë spore të kërpudhave që mund të sjellin migrenë./Demokracia.com

 

Të ngjashme
Lifestyle • 23 Qershor 2024