Lajme
“Një sërë mesazhesh të paqarta”: Kompania anglo-polake me akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti
Demokracia
12:14 | 24 Prill 2023

Share:

Brenda 4 muajve Qeveria e Kosovës ka marrë dy vendime. Fillimisht ka miratuar vendimin për shpalljen investitor strategjik kompaninë anglo-polake “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C” pastaj ka shfuqizuar po të njëjtin vendim. 45 milionë euro janë humbjet pas anulimit të këtij projekti. Kompania ka akuzar rëndë qeverinë e Kosovës për mugesë të transparencës. Kompania ka paralajmëruar edhe hapa ligjorë.

Më 13 dhjetor 2022, Qeveria Kurti kishte miratuar vendimin për shpalljen e investitorit strategjik kompaninë anglo-polake “MLK Mining” me vlerë të projektit prej 45 milionë euro.

Pavarësisht që kishte kaluar të gjitha kushtet dhe plotësuar të gjitha kriteret, kjo kompania u largua me vendim si investitor strategjik.

Më 18 prill 2023 Qeveria shfuqizoi vendimin e saj, pa dhënë arsye pse po largohen investitorët e huaj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje Elektronike në të cilën ka shfuqizuar vendimin Nr.04/112 të datës 13 dhjetor 2022 me të cilin ishte konfirmuar vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës Vendimin e Qeverisë Nr. 13/50, të datës 21 dhjetor 2020, për dhënien e Statusit Investitor Strategjik për Subjektin Investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C”.” – thuhej në njoftimin e Qeverisë.

“Qeveria humbi investime dhe kredibilitetin”

E lidhur me këtë lojëra, ka reaguar kompania e prekur. MLK Mining ka zgjedhur fjalët më të rënda ndaj vendimeve të Qeverisë Kurti.

Fillimisht sipas tyre, vendimin qeveria e ka marrë pa konsultim me kompaninën dhe se me anulimin e vendimit Kosova ka humbur vende të reja pune dhe kredibilitetin e saj ndërkombëtar për zhvillimi ekonomik.

“Vendimi është marrë pa konsultim me Kompaninë, pa respekt për kompaninë apo palët e saj të interesit. Me anulimin e statusit të MLK-së, qeveria po kufizon rritjen dhe suksesin potencial të sektorit minerar të Kosovës, gjë që do të ketë pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. Jo vetëm Kosova humbi investime miliona dollarëshe, dhe potencialin për qindra hapje të reja të vendeve të punës, por edhe kredibilitetin e saj ndërkombëtar dhe shanset për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Për më tepër, bazuar në reagimin dhe mesazhet e dërguara përfaqësuesve të MLK-së, me keqardhje vërejmë se veprimet e qeverisë së Kosovës minojnë besimin dhe besimin jo vetëm të investitorëve por edhe të kosovarëve në procesin e udhëheqjes dhe vendimmarrjes së vendit.” – thuhet në reagimin e kompanisë, shkruan Nacionale.

MLK ka reaguar ndaj Ministrisë së Tregtisë, e cila ka thënë se kompania nuk ka treguar të vërteta.

Në këtë reagimi thuhet dhe MLK thuhet se ka ndjekur të gjitha hapat dhe se për 4 vitet sa i janë dashur qeverive të Kosovës për verifikim, bazat ligjore të aplikimit nuk janë vënë në dyshim.

“U përballëm më kërkesa të papritura”

Mirëpo, sipas Kompanisë MLK gjithçka ndryshoi pas vendimit të qeverisë për shpalljen investitor strategjik.

Ata kanë thënë se vetë ministrja Rozeta Hajdari e kishte përkrahur projektin.

“Pas nxjerrjes së vendimit të Qeverisë, MLK-ja u përball me kërkesa të papritura për informata shtesë dhe dyshime të pajustifikuara për kapacitetin e saj investues dhe projektin. Një sërë mesazhesh të paqarta iu dërguan përfaqësuesve të saj. Transparenca është baza e operacioneve të MLK-së, prandaj ne nuk mund të angazhohemi në asnjë komunikim jozyrtar, veprim ose aktivitete të tjera që janë kundër MLK-së dhe kodit të sjelljes së investitorit të saj. Bordi i MLK-së erdhi në Kosovë në shkurt të vitit 2023 me kërkesë të ministrit Hajdari për ta prezantuar projektin në Ministri dhe Komisionin e Kuvendit. Gjatë vizitës, Bordi përsëri prezantoi projektin dhe mori mbështetjen e ministrit Hajdari. Komisioni i Kuvendit nuk ka gjetur kohë të takohet me Bordin e MLK-së dhe nuk ka kërkuar sqarime të mëtejshme.” – thuhet tutje.

Më tej, MLK ka thënë se pas krejt kësaj, kjo kompania e tyre nuk do të ndjekë asnjë investim në Kosovës, ku ka akuzuar institucionet për mungesë të transparencës.

“Përderisa ne besojmë se Kosova duhet të realizojë potencialin e saj investues, veprimet që janë drejtuar kundër kompanisë sonë dëshmojnë se institucionet e saj nuk mund të ofrojnë hapësirë transparente, të qëndrueshme dhe të drejtë për realizimin e investimeve të huaja. Prania e mëtejshme në këtë vend nuk do të përputhej me vlerat tona thelbësore dhe nuk do t’i shërbente interesit më të mirë të palëve tona të interesit.” – thuhet në reagim.

Ata kanë thënë se do të njoftojnë Komisionin Evropian, Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësuesit e administratës amerikane për dështimin e projektit teksa kanë paralajmëruar edhe hapa të tjerë ligjor.

“Është obligim që të njoftojmë Komisionin Evropian, Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësuesit e administratës amerikane për dështimin e procesit investues në Kosovë dhe proceset e paaftë institucionale në atë vend. Përfaqësuesit ligjorë të investitorëve do të koordinojnë veprimet e mëtejshme për këtë çështje.” – thonë MLK.

Më tej, MLK ka thënë se “fondet e alokuara për Kosovën do të shpërndahen në 3 projekte të tjera të drejtuara nga Investitorët.”

Të ngjashme