Lajme
Një serb nga Leposaviqi arrestohet në Jarinje
Demokracia
15:27 | 21 Korrik 2023

Share:

Në vendkalimin kufitar në Jarinje, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndaluar sot një tjetër serb, B. L. nga Leposaviqi.

Siç raporton gazetari i Kosovo Online, 34-vjeçari B. L. aktualisht ndodhet në Jarinje dhe nuk ka marrë informacion se përse është ndaluar, transmeton Demokracia.com.

Ai u ndalua kur me të dashurën e tij, një shok dhe tre fëmijët e tij të mitur udhëtonte me veturë nga Leposaviqi për në Serbi.

Pas arrestimit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë shoqëruar B.L në stacionin policor në Mitrovicën Jugore. /Demokracia.com/

Të ngjashme