Auto&Tech
Një sensor në maskën tuaj mund të ndjejë rrahjet e zemrës
Demokracia
20:53 | 17 Janar 2022

Share:

Maskat kanë qenë një pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë gjatë 2 viteve të fundit, mirëpo së shpejti ato mund të bëjnë më tepër se vetëm t’ju mbrojnë ju dhe të tjerët rreth jush.

Studiuesit në Northwestern University kanë zhvilluar një sensor në maskën mbrojtëse të quajtur “FaceBit” e cila mund të grumbullojë disa të dhëna të ndryshme në lidhje me shëndetin tuaj. Kjo pajisje që kapet me magnet në maskën tuaj N95 mund të tregojë rrahjet tuaja të zemrës duke monitoruar lëvizjet e kokës nga pompimi i gjakut, madje mund të zbulojë dhe kur maska juaj nuk është vendosur siç duhet dhe në të po futet ajër nga jashtë.

Përmes të dhënave të grumbulluara rreth rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrjes, sensori do të kuptojë kur ju të jeni të stresuar dhe keni nevojë për një pushim. Një tjetër avantazh i këtij sensori është se ai nuk do të ketë nevojë për karikim, pasi funksionon përmes forcës së frymëmarrjes, nxehtësisë dhe Diellit për të rritur jetëgjatësinë e maskës deri në 11 ditë.

FaceBit duhet të kalojë fillimisht testime të ndryshme para se të jetë i gatshëm për përdorim. Megjithatë, ekipi i Hester ka publikuar kodin e hardware-it për publikun për të ndihmuar personat e tjerë dhe për të verifikuar aftësitë e saj. Ndoshta ju nuk do t’i përdorni këto maska, por ato mund të jenë shumë të rëndësishme në spitale për të mbajtur të sigurtë punonjësit.

Të ngjashme