Lajme
Një sëmundje misterioze shpërthen në Korenë e Veriut
Demokracia
21:08 | 16 Qershor 2022

Share:

Koreja Veriore ka raportuar shpërthimin e një epidemie të paidentifikuar të zorrëve në një rajon bujqësor.

Ky lajm rëndon edhe më shumë këtë shtet të izoluar, teksa përballet me mungesa të ushqimit dhe me një valë të infektimeve me koronavirus.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka dërguar ilaçe në qytetin perëndimor Haeju të mërkurën, për t’iu ndihmuar pacientëve që po përballen me “epidemi akute enterike”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, pa dhënë detaje për numrin e të prekurve, dhe pa identifikuar sëmundjen.

Termi enterik i referohet traktit gastrointestinal(Sistemi i tretjes).

“Kim ka theksuar nevojën e ndaljes së epidemisë sa më shpejt që është e mundur, duke marrë masa të karantinës për rastet e dyshuara”, ka thënë KCNA.

Të ngjashme