Në një spital në Florida ka ndodhur një rast i pazakontë.
Spitali përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kanë njoftuar se një rosë “ka shkruar për t’i lindur” të vegjlit e saj.
Në oborrin e spitalit, rosa i nxori vezët, ndërsa raportohet se në ndihmë i doli një nga pjesëtarët e ekipit mjekësor. Pas lindjes, nga spitali doli rosa me 10 të vegjlit e saj.
“Jemi ende ‘të shokuar’ nga kjo ngjarje interesante. Urime rosës. Do të shihemi pas gjashtë javësh për t’ua përcjellë gjendjen”, thuhet në shkrimin e spitalit.