Lajme
Një rasti i ri me COVID-19 sot në Kosovë
Demokracia
13:23 | 19 Nëntor 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen me COVID-19 në Kosovë.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 39 testime një qytetar ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërsa gjatë 24 orëve asnjë i infektuar me virus nuk është shëruar.

MSH ka njoftuar po ashtu se gjatë 24 orëve 16 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 2./Demokracia.com/

Të ngjashme