Lajme
Një qytetar pëson arrest kardiak në Brezovicë, intervenon ekipi i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit
Demokracia
08:14 | 16 Dhjetor 2023

Share:

Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim ka intervenuar mbrëmë në qendrën e skijimit në Brezovicë, ku një person kishte pësuar arrest kardiak.

Kjo shoqatë ka bërë të mundur transportin deri te autoambulanca, e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes, shkaku i një orteku shkaku i reshjeve të pandërprera të borës, raporton Express.

“Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim ka intervenuar në qendrën e skijimit në Brezovic. Pas një arresti kardiak të një qytetari është bërë i mundur transporti deri në autoambulancën e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes. Pas reshjeve të pa nderprera të borës në qendrën e skijimit në Brezovicë është shkaktuar një ortek afër qendres së skijimt i cili ka bllokuar automjetet”, thuhet në njoftim.

 

Të ngjashme