Lajme
Një qytetar nga Peja publikon pamje të një personi të panjohur duke ia djegur veturën
Demokracia
09:43 | 08 Mars 2023

Share:

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Komunën e Pejës.

Eroll Rexhepi, qytetarë nga Peja ka publikuar disa pamje ku shihet një person i panjohur duke e djegur veturën e tij.

Ai përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe akterët e rendit e sigurisë që sa më shpejt të zbulojnë nxitësin dhe kryesin e këtij akti.

“Sot rreth orës 03:07am, para shtëpisë sime në lagjen Kapeshnicë, rruga Rozafa në Pejë, një person gjysmë i maskuar ja vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëme të tjera… Falënderoi Zotin që nuk kishim dëme në jetët e njerëzve dhe për rreth shtëpive të tjera!”, ka shkruar Rexhepi.

Ai tutje, ka falenderuar fqinjët që e kanë lajmëruar, po ashtu ka falënderuar edhe njësitë relevante si policinë dhe zjarrfikësit që ishin në vendin e ngjarjes.

“Faleminderit fqinjëve që më njoftuan dhe u solidarizuan me mua. Faleminderit Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve që ishin në vend ngjarje. Në fund një mesazh për gjithë ju. “Kujdes kujt i bënë mirë” Ju lutem më falni për shqetësimin!”, përfundon statusi i tij.

Të ngjashme