Lajme
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre
Demokracia
18:18 | 19 Maj 2025

Share:

Në orët e pasdites të së hënës, në Stacionin Policor në Skenderaj një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në  rrugën “Fazli Jakupi” në Skenderaj.

Policia, me qëllim të identifikimit të pronarit të shumës së parave të gjetura,  ka lëshuar këtë informacion që pronari të cilit i kanë humbur paratë të lajmërohet në Stacionin Policor në Skenderaj, apo të kontaktoj policinë në numrin 192.

Njoftimi:

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë të njëjtat i dorëzon në polici

Në orët e pasdites së sotme në Stacionin Policor në Skenderaj një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në rrugën “Fazli Jakupi” në Skenderaj.

Me qëllim të identifikimit të pronarit të shumës së parave të gjetura, policia lëshon këtë informacion që pronari të cilit i kanë humbur paratë të lajmërohet në Stacionin Policor në Skenderaj, apo të kontaktoj policinë në numrin 192.

Të ngjashme