Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime trupore, në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, një person deri sa ishte në vendin e punës ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, më tej policia ka njoftuar se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, përcjell Demokracia.com.
“Rr. Ferdi Curri, Prishtinë, 06.04.2021 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte në vendin e punës ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Më tej, policia ka njoftuar se me rast janë duke u marrë edhe inspektorët e punës dhe sipas tyre i dyshuari pronar i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/