ShowBiz
Një prej aktoreve më të bukura në botë nxit dyshime se ka bërë operacione plastike
Demokracia
15:29 | 28 Janar 2021

Share:

Java e Modës në Paris solli në pasarala shumë fytyra të njohura duke prezantuar koleksionet e dizajnerëve më të famshëm nga gjithë bota.

Në shfaqjen virtuale të markës Fendi mori pjesë aktorja 58 vjeçare, Demi Moore, shkruan Demokracia.com

Ajo kishte veshur një kostum mëndafshi të zi, të gjerë dhe me shpatulla të zbuluara, një palë vathë dhe një çantë të zezë.

Ne instagram ajo shkroi se e realizoi ëndrrën që kishte qysh në adoleshencë.

Përveç komplimenteve të shumta që mori aktorja për paraqitjen e saj, Moore u komentua se ka bërë operacione plastike.

Menjëherë pas paraqitjes në pistën e modës, rrjeti social Twitter u përmbyt me pyetje nga fansat e çuditur që thanë se 58-vjeçarja dukej “e panjohur” në fotot nga ngjarja.

“Demi Moore shfaqet në Paris duke mos u dukur aspak si Demi Moore, vuri në dukje një përdorues i Twitter”, shkroi përdoruesi i Twitter Mike Sington.

Të tjerët vunë në dukje “ndryshimin drastik” në fytyrën e Demi Moore, duke shpërndarë foto nga vitet e mëparshme të krahasuara me foto nga ngjarja Fendi në Paris.

Një pjesë e internetit ishte kritike, duke shkruar se aktorja dukej shumë më e bukur vetëm një vit më parë.

Demi Moore është përballur prej kohësh me thashethemet e operacionit plastik. /Demokracia.com

Demi Moore Sparks Plastic Surgery Rumours After Fendi Show Appearance

https://www.instagram.com/p/CKjwXWynJ5J/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme