Sport
Një pjesë e parë spektakolare në ‘San Siro’: Dy gola, por shumë raste të humbura në derbin Milan-PSG
Demokracia
21:57 | 07 Nëntor 2023

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë mes Milanit dhe Paris Saint-Germain, që po zhvillohet në kuadër të rrethit të katërt në Ligën e Kampionëve.

Dy skuadrat ja dolën të shënojnë nga një herë, por që patën raste të arta shënimi.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, parisienët heshtën San Siron, duke u shënuar gol Rossonerëve.

 

Marquinhos asistoi te Milan Skriniar, që realizoi për 1-0 dhe duke ndezur kështu ndeshjen.

Ish-lojtari i Interit filloi të festonte për golin, ndërsa tifozët e Milanit shikonin me urrejtje nga tribunat.

Mirëpo, për t’i qetësuar ata u përkujdes Rafael Leao, që realizoi në minutën e 12-të për rezultatin 1-1.

Ouseman Dembele ishte i pafat në minutën e 27-të, pasi Mike Maignan ishte tashmë i mposhtur, por gjuajtjen e tij e ndali shtylla horizontale.

Rast të mirë shënimi lëshoi edhe Leao në minutën e 37-të, kur nuk ia doli të mposhte Donnarumman nga afërsia.

Pjesa e parë përfundoi me një ritëm të lartë të lojës, ndërsa pjesa e dytë me gjasë do të sjell po ashtu dy ose më shumë gola.

Të ngjashme