Billie Eilish ka konfirmuar se është e tërhequr nga gratë, por ndihet e ‘frikësuar’ nga prania e tyre në një intervistë të re të sinqertë me Variety.
Këngëtarja, 21 vjeçe, e cila u nda nga Jesse Rutherford, 31, në maj, foli për seksualitetin e saj, imazhin e trupit dhe pse nuk është ndier kurrë e dëshirueshme teksa reflektoi për transformimin e saj në një superstar global.
Ajo tha: “Kam lidhje të thella me gratë në jetën time, miqtë në jetën time, familjen në jetën time. Unë jam e tërhequr fizikisht prej tyre. Por unë jam gjithashtu shumë e frikësuar nga ato, bukuria dhe prania e tyre, shkruan DailyMail.
“Nuk jam ndier kurrë si grua, të jem i sinqertë me ju. Nuk jam ndier kurrë e dëshirueshme. Nuk jam ndier kurrë femërore. Më duhet të bind veten se jam një vajzë e bukur. Unë identifikohem si “she/her” dhe gjëra të tilla, por kurrë nuk jam ndier vërtet si një vajzë”.