Lajme
Një person sulmohet me shkop druri në kokë në Vushtrri, shkak hakmarrja
Demokracia
08:28 | 11 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Një person për shkaqe të hakmarrjes ka sulmuar rëndë një tjetër të shtunën në Vushtrri.

Viktima është sulmuar me shkop druri në kokë, i cili pas ndihmës mjekësore në Vushtrri është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Rr. Hamit Hyseni, Vushtrri 10.06.2023 – 18:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe të hakmarrjes lidhur me një rast të mëhershëm e kishte sulmuar fizikisht me shkop druri në kokë viktimën mashkull kosovar i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në emergjencën e Vushtrrisë, pastaj për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme