Lajme
Një person plagoset me armë zjarri në Gjakovë
Demokracia
22:10 | 09 Mars 2022

Share:

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Yll Morina”, në Gjakovë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“I plagosuri është dërguar në trajtim mjekësor në spital, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësite policore”, tha Gjurkaj.

Tutje ka thënë se hetimit lidhur me rastin po vazhdojnë.

Të ngjashme