Lajme
Një person pi helm para dyerve të SPAK, transferohet drejt spitalit në gjendje të rëndë
Demokracia
18:02 | 02 Korrik 2024

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme para godinës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Një person raportohet se ka pirë helm jashtë dyerve të SPAK, për arsye ende të paditura, ndërsa më pas është transportuar drejt spitalit.

Personi i identifikuar si shtetasi P. T., nga qyteti i Lezhës është në gjendje të rëndë për jetën.

Sakaq, autoritetet përkatëse po kryejnë verifikimet e nevojshme për të zbuluar nëse personi në fjalë vuan nga probleme të shëndetit mendor ose jo.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme