Lajme
Një person në Viti sulmoi me mjet të fortë një person tjetër për shkak të konfliktit në komunikacion, arrestohet
Demokracia
20:54 | 15 Gusht 2023

Share:

Një person është arrestuar të hënën në Viti, pasi ka sulmuar një person për shkak të një mos-marrëveshje në komunikacion.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Ai ka treguar se sulmuesi e ka përdorur një mjet të fortë duke i shkaktuar kështu lëndime viktimës që më pas ka marrë trajtim mjekësor.

”Nga Policia e Kosovës në Viti dje  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike me viktimën mashkull kosovar, të njëjtin e ka sulmuar me një mjet të fortë, dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndim të rënd trupore. I dyshuari dhe viktima janë dërguar  për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Hashani.

 

Të ngjashme