Lajme
Një person në Shtërpcë derisa ishte duke u ushqyer në një lokal humb ndjenjat, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen
Demokracia
11:30 | 21 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Shtërpcë ku raportohet se një person derisa ishte në një lokal duke u ushqyer për një moment ka humbur ndjenjat.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 11:25, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ishte në një lokal duke u ushqyer, për një moment ka humbur ndjenjat. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme