Lajme
Një person në Gjilan theret më thikë nga disa persona të panjohur
Demokracia
08:53 | 10 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Një person është therur me thikë nga person të panjohur në Gjilan.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Idriz Seferi, Gjilan 09.12.2022 – 01:46. Viktima mashkull  kosovar  ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, pasi që ishte goditur me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Demokracia.com/

Të ngjashme