Lajme
Një person në Ferizaj lëndohet aksidentalisht nga zjarri, dërgohet në QKUK
Demokracia
10:08 | 02 Maj 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar aksidentalisht nga zjarri në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh thuhet se viktima është dërguar për trajtim në QKUK.

“LËNDIM AKSIDENTAL/Ferizaj 01.05.2023 – 09:00. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore nga zjarri. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me rastin./Demokracia.com

Të ngjashme