Lajme
Një person kreu blerje në vlerë të 17 mijë eurove duke keqpërdorur kartela bankare
Demokracia
22:03 | 17 Maj 2023

Share:

Një person nga Ferizaj është dërguar në mbajtje dje pasi dyshohet që kishte kryer blerje me kartela të ndryshme bankare duke i keqpërdorur ato.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari në dyqane të ndryshme kishte blerë gjëra në vlerë të 17,400 eurove.

Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar tre telefona celularë dhe disa fletëpagesa bankare.

Të ngjashme