Sport
Një person ka vënë bast që Argjentina ta fitojë Kupën e Botës për të fituar 1 mijë dollarë, veçse e ngatërron sportin
Demokracia
11:30 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Një tifoz i ka vënë bast duke pritur një shumë të majme që Argjentina ta fitojë Kupën e Botës, veçse e ka ngatërruar futbollin me sportin e ragbit, njofton SportBible, transmeton Demokracia.com.

Argjentina është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Botës në futboll ku më 18 dhjetor përballë do ta ketë Francën.

Kombëtarja nga Amerika e Jugut triumfoi 3:0 ndaj Kroacisë në gjysmëfinales dhe i është afruar shumë trofeut të madh.

Në rrjetet sociale është publikuar një fotografi ku një tifoz kishte vënë bast 38 dollarë për triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës në ragbi dhe po pret të fitojë mbi 1 mijë dollarë.

Në fakt, Kupa e Botës në ragbi luhet në vitin 2023 në Francë. Argjentina në atë sport renditet e 8-ta në botë.

Basti është shpërndarë nga Luke Carey, me mbishkrimin: “Shoku im mendoi se kishte luajtur bast që Argjentina ta fitojë Kupën e Botës gjatë gjithë turneut, mendova se shanset ishin shumë të mira për të qenë të vërteta, rezulton se ai ka vënë bast në Kupën e Botës në Rugby”./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024