Lajme
Një person i vdekur në Kiev pas rrëzimit të raketës
Demokracia
09:46 | 18 Mars 2022

Share:

Një person është vrarë në Kiev dhe katër tjerë janë plagosur pasi një raketë e rrëzuar ruse ka rënë në një ndërtesë banimi në pjesën veriore të Kievit, kanë thënë shërbimet e emergjencës.

Shërbimet kanë thënë se 12 persona janë shpëtuar dhe 98 tjerë janë duke u evakuuar nga ndërtesa pesëkatëshe në rajonin Podilski.

Në disa fotografi të shërbimeve të emergjencës janë parë zjarrfikës duke tentuar të kontrollojnë flakët në ndërtesë dhe në makinat në afërsi.

Sipas tyre, përpjekjet për kërkim-shpëtim janë duke vazhduar./REL/

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024