Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve nga COVID-19 ka vdekur një 39-vjeçar nga komuna e Drenasit.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së gjatë 24 orëve janë testuar 2 mijë e 996 mostra prej të cilave kanë rezultuar pozitive 398 persona dhe ka vdekur vetëm një 39-vjeçar, shkruan Demokracia.com.
“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Drenas 1 rast (39 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Më tej IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 66 mijë e 380 raste nga 285 mijë e 900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 572 raste të vdekjes.
Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 228 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58 mijë e 169 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 639./Demokracia.com/